ShowBiz

Këngëtarët i ka gjetur, Sardi Shehu rrëfen planet për dasmën

Sardi Shehu së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pardon my french’ ku ka rrëfyer detaje të reja mbi vajzën që i ka vjedhur zemrën Jonisa.

DJ ka treguar se me Jonisenë ëshë njohur prej vitesh por shkëndijat kanë filluar të lindin më vonë.

Për sa i përket planëve të martesës dyshja këngëtarët i paska të siguruar dhe mbetet vetëm që të marrin vendimin.

‘Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.

Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë.

Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu’- u shpreh Sardi.

Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=pardon+my+french

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sardi.shehu/