ShowBiz

E konsideron antivlerë për ekranin, aktori thumbon hapur Fjoralba Ponarin

Fjoralba Ponarit iu besua moderimi i këtij sezoni në Portokalli ku një pjesë e kanë pëlqyer punën e saj dhe një pjesë tjetër jo.

Njëri prej aktorëve ka vendosur që ta shprehë hapur pakënaqësinë e tij ndaj moderatores.

Me një postim në rrjete sociale aktori Rezart Veleshnja ka thumbuar hapur cilësinë dhe punën e moderatores.

Ai ka postuar në rrjete sociale dy moderatoret e mëparshme të programit Xhemin dhe Enedën ku krahas tyre shkruan:

‘Nuk do vinë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifa. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e… Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkruan Rezarti.

Ky status thumbon hapur moderatoren aktuale sepse nëse do të kishte ndonjë simpati për punën e saj Rezarti shumë mirë mund ta përfshinte në këto statuse.

Linku: https://www.instagram.com/stories/rezart._.veleshnja/2601640577130708724/

https://www.instagram.com/stories/rezart._.veleshnja/2601653020363958461/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNICMZUhW4-/

https://www.instagram.com/p/CL9SSTXne38/