ShowBiz

‘Jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt s’ka pasur’, Fifi më në fund flet për dashurinë

Fifi prej kohësh i ka bërë kurioz ndjekësit me jetën  e saj personale dhe deklaratat provokuese që ka bërë herë pas here.

Kujtojmë se ajo është përfolur për një lidhje të pamundur me  Stracciatellan, i cili pak ditë më parë duket se ka kurorëzuar dashurinë me dikë tjetër.

Në një rubrikë me ndjekësit Fifi është pyetur nga ndjekësit, nëse do të vazhdojë të dojë një person që nuk ia kthen dashurinë.

‘Më ka rastisur të dua dikë, jo vetëm që nuk më ka dashur por as respekt nuk kishte për mua. Kështu që përgjigjen a do vazhdoja, nuk e jap dot se ndjenjat me buton nuk janë. Por që të paktën jam munduar mos me e fik butonin e shpresës’.

‘Zoti të merr diçka e të jep atë që e meriton. Dhe unë jam momentalisht në mesin e njerëzve që dua’, është përgjigjur Fifi.

Linku: https://www.instagram.com/stories/fifi.official.fr/2606398405903970956/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/