ShowBiz

Adelina Ismaili surprizohet nga partneri në 13 vjetorin e dashurisë së tyre

Adelina Ismaili është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare. Këngëtarja sot feston 13 vjetorin e  njohjes me bashkëshortin Val Krasniqin.

Në këtë ditë të veçantë për dashurinë e tyre bashkëshorti i këngëtares ka vendosur ta surprizojë me fjalët më të ëmbla.

‘Dashuria e vërtetë kurrë nuk përfundon. Ajo njeh presje, por kurrë pika. 13 vjet bashkë! Urime përvjetorin’, ka shkruar Krasniqi krahas fotos.

Adelina ka një jetë në skenë ku numëron pafund momente suksesi në karrierën e saj. Përveç muzikës së fundmi këngëtarja i është dedikuar dhe moderimit.

Linku: https://www.instagram.com/stories/adelinaofficiel/2607374219238329843/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adelinaofficiel/