ShowBiz

E tradhëtoi pas 10 vitesh martesë, konkurrentja rrëfen momentet e depresionit

Lindita në puntatën e djeshme rrëfeu historinë e ndarjes nga bashkëshorti i saj. Ajo tregoi se martesës së tyre i erdhi fundi pas 10 vitesh për shkak të tradhëtisë.

Lindita me lot në sy tha se kanë pasur dashuri si adoleshentë, por gjithçka ndryshoi kur bashkëshorti u kthye në Shqipëri.

Ish-i im nuk e ka pranuar kurrë që më ka tradhtuar, por kam pasur dyshimet e mia të forta, sa e shkëputa lidhjen me atë person. Se çfarë bën tani, nuk e kam idenë. Unë i kam dhënë besimin e duhur se 10 vjet nuk janë pak, ka rritur fëmijët e mi, por për fat të keq, koha dhe leku ka ndryshuar njerëzit. Ndoshta jetën që nuk e bëri dot në Itali si në Shqipëri, kjo e bëri që të dalë nga binarët.

Jam ndjerë shumë keq sa gati arrita në depresion. Duke njohur mirë personin në krah, e kuptoja që diçka nuk shkonte. Nuk e mendoja që një ditë do të dilja nga ajo situatë. Nuk shikoja më asnjë mashkull me atë sy.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQth-_TDweX/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/