ShowBiz

Me pozat më të ëmbla, Orinda Huta zbulon detajet e emrit të së bijës

Orinda Huta që nga fillimi e deri më tani e ka shijuar në maksimum pritjen e të voglës.

Në ditët e saj të fundit moderatorja na ka zbuluar setet më të bukura që mund të kishim parë në raste të tilla. Një pjesë të nënave të reja mund t’iu shërbejë si frymëzim eksperienca e Orindës.

Krahas postimit të fundit moderatorja tregoi me stil se emri i të voglës është zgjedhur. Ende nuk dimë nëse do të jetë një emër tradicional apo modern por dimë që i fillon me shkronjën ‘A’.

‘Lavdi Zotit për këtë bekim! E kam shijuar këtë pritje të ëmbël? Patjetër që po dhe i lumturohem ende çdo momenti që ajo leviz brënda meje. I kam shijuar kaq shumë momentet tona bashkë e vogla ime A.
Lutem për secilen prej jush që është në pritje por edhe ato që e dëshirojnë. Zoti është i mirë! Ai do t’i përgjigjet lutjeve tuaja, – shkruan Orinda krahas pozave.

Linku: https://www.instagram.com/p/CQv1pOZrWFu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/orindahuta/?hl=en