ShowBiz

E bija i bën ‘zbor’, Rudina Dembacaj detyrohet t’iu kërkojë ndihmë ndjekësve

Aktorja Rudina Dembacaj është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan të rejat më të fundit nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka ndarë një foto me të bijën Vikin dhe të dyja shfaqen të veshura mtchy -matchy.

Kjo situatë duket se për mami Rudinën është bërë e lodhshme sepse Viki i kërkon çdo ditë të jenë të veshura matchy- matchy.

Aktorja i ka bërë thirrje ndjekësve që dikush t’ia mbushë mendjen të bijës se nuk është e nevojshme që në çdo dalje të kenë të njejtën veshje.

Kujtojmë se pak ditë më parë Rudi festoi ditëlindjen e saj së bashku me partnerin Markun gjatë pushimeve në Capri.

Linku: https://www.instagram.com/p/CRJ65AeHmh3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/