ShowBiz

Pas zhurmës në jetën personale, Bora Zemani dhe avokat Ngjela përballen në studio

Bora Zemani së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Top Arena’. Moderatorja ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës personale. Ndarja nga Donaldi e ka kthyer Borën në fokusin e meshkujve dhe një ndër ta ka qenë dhe avokat Ngjela.

Kujtojmë se ai i bëri një super koment Borës në rrjete sociale dhe kaq mjaftoi për të shkaktuar zhurmë në rrjet.

Gjatë intervistës në Top Arena Bora është ndalur në këtë moment ku shprehet.

‘Për komentin e avokatit unë në fakt nuk e dija vetë, e kam marrë vesh nga portalet. Kjo pasi ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja.

Megjithatë avokatin e kam bërë follow në Instagram. Është një ndër komplimentet më të bukura që mua më kanë bërë ndonjëherë. Shumë faleminderit’, i tha moderatorja Ngjelës, i cili ishte gjithashtu në studio.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=uZqR6XK1j6Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/borazemani/