Belen Rodriguez u bë nënë për herë të dytë. Prindërit zgjodhën emrin Luna Mari për të bijën. Për partnerin e Belen, Antonino Spinalbese emocionet ishin më të mëdha pasi ai u bë baba për herë të parë.
Belen lindi në orët e fitores së madhe të Italisë. Rodriguez në Instagram postoi foton e këmbës së vogëlushes me mbishkrimin: ‘Dikush ka lindur tani. Ditë me fat. Italia fitoi dhe Luna lindi’.
E njëjta foto u publikua edhe nga partneri Antonino Spinalbese: “Unë do të të pushtoj çdo moment të vetëm, sepse ke aromën e lumturisë”.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CRENRFzLCRS/