ShowBiz

Nuk të bëj dot burrë kur nuk je, kujt ia thotë kaq hapur Ronela Hajati

Ronela Hajati gjithmonë ka spikatur me natyrën e saj moskokëçarse mbi opinionin e të tjerëve.

Këngëtarja di si të rikthejë vëmendjen e mediave pranë saj. Së fundmi ka mjaftura një postim i saj për të bërë lëmsh ndjekësit.

‘Nuk është puna ime të të bëj të ndihesh si burrë. Nuk mund të të bëj të ndihesh si dikush që nuk je’, shkruan ajo.

Kujtojmë se që nga ndarja me Zerkën ende nuk dimë asgjë mbi jetën private të saj.

Statuset e saj nuk janë as të parat as të fundit. Pak ditë më parë Ronela la të nënkuptohej se dikush nuk e ka dashur për shkak të peshës së saj.

‘Po s’më deshe me ca tule më shumë, mos prit të të dua kur të bëhem si modele e parezistueshme’- shkruajti këngëtarja.

Rrjetet social janë kthyer në një fushë të mirë për të thumbuar pa pasur nevojë për të përmendur emra. Dhe rasti i saj ka futur ndjekësit në mendime për të zbuluar kujt i drejtohen këto deklarata.

Linku: https://www.instagram.com/stories/ronelahajatiofficial/2623427525068586555/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/