ShowBiz

Pas kaq kohësh, Elvana Gjata sqaron rrëmujën e madhe që shkaktoi ‘Festivali i Këngës’

Intervistat e Elvana Gjatës numërohen me gishta, së fundmi këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ndrrimi i Natës’ ku ka shuar të gjitha pikëpyetjet që ndjekësit kanë pasur.

Elvana është ndalur dhe tek raporti i saj me Alketa Vejsiun ku është shprehur se nuk ka vend për tu shqetësuar.

Kujtojmë se gjithçka lindi si pasojë e një komenti të Alketës të cilën Elvana ia la pa përgjigjie fare.

‘Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare’, shtoi ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Moderatori Alaudin Hamiti e pyeti nëse ka patur ndonjë “dorë” që ka ndërhyrë në rezultat. “Nuk di të them. Nëse di ndonjë gjë ti ma thuaj“, ishte përgjigjja e Elvanës.

‘Dua t’ju them nga zemra fansave të mi, unë e kthej kokën pas me buzëqeshje. Nuk kam asnjë keqardhje sepse çdo gjë ndodh për një arsye dhe koha tregon se çfarë ka qenë për të ndodhur. Kjo është ajo për të cilën jetoj, që të jem favoritja e publikut gjithmonë. Që njerëzit me festival, pa festival ta duan këngën e saj pavarësisht gjithçkaje. E them nga zemra që kjo është ajo që unë bëj jo vetëm në festivalet e mia por në çdo gjë që bëj kur ka muzikë. Dua që publiku ta përqafojë këngën dhe ta mbajë përjetë me vete. Ajo është fitorja ime më e madhe. Është çmimi më i madh që mund të marr,’ tha ajo.  Për s ai përket kopeticioneve të tilla këngëtarja ka vendosur të mos ndalet me kaq.

‘Thjesht e di që kam lindur që të fitoj gjithmonë,’-tha Elvana.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=LxrWZorRMsI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CSCcRRKtGMS/