ShowBiz

‘Nuk po ndihem mirë,’ partneri i Fjolla Morinës infektohet me variantin Delta

Partneri i Fjolla Morinës është infektuar me Covid dhe nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka zbuluar se gjendja e tij shëndetësore dhe pse ka marrë vaksinën nuk është më e mira e mundshme.

Fisniku dhe pse ndodhet në një situatë të vështirë nuk ka ngurruar të japë një mesazh për të gjithë ndjekësit.

‘Të dashur miq, unë edhe pse jam i vaksinuar, jam infektuar me virusin Covid 19, variantin Delta. Nuk po ndihem edhe aq mirë, por sigurisht po të mos isha i vaksinuar do të isha edhe shumë më keq. Porosia ime për të gjithë.

Ju lutem vaksinohuni me parë, sepse është e vetmja zgjidhje për të mposhtur këtë virus’- ka shkruar ai.

Kujtojmë se dyshja kanë kaluar ditë të vështira kohët e fundit nga arrestimi i këngëtares  pak më parë tek infektimi me Covid.

Linku: https://www.instagram.com/stories/fisnik.sylaa/2641078808073814182/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fisnik.sylaa/