Big Brother Vip është një nga formatet më të komentuara së fundmi. Projekti i është besuar Arbana Osmanit për tu drejtuar. Së fundmi moderatorja ka reaguar me një shkrim dhe detaje të veçanta për këtë projekt.
13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjitheate kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër.
Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip, – shkruan Arbana krahas postimit.
https://www.instagram.com/p/CSren8ooFIX/
Linku: https://www.instagram.com/p/CSren8ooFIX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/