ShowBiz

Çfarë fshihet pas fotove të nxehta të Britney Spears, këngëtarja zbulon të vërtetën

Britney Spears për shkak të procesit gjyqësor me të atin ka qenë në fokusin e mediave rozë.

Britney iu drejtua lëvizjes “Free Britney” ku shpjegoi dhe arsyen se pse ajo vendosi të ndante fotografitë e saj ‘topless’ në mediat sociale. Këngëtarja  ndau me ndjekësit e saj disa foto ‘topless’ teksa mbulonte gjoksin me duar dhe më pas ka sqaruar arsyen e vërtetë të këtij veprimi.

‘Unë nuk bëra asnjë ndërhyrje kirurgjikale në gjoks në vetëm një javë, as nuk jam shtatzënë…Unë kam një dekolte të madhe në këto fotografi sepse kam ngrënë ushqim. Para se t’ju tregoj më shumë fotografi të trupit tim, unë dua që ju të kuptoni mendimet e mia në lidhje ekspozimin e trupit tim! Sipas mendimit tim është krejtësisht e shtrembëruar përgjigja e menjëhershme ku çdo grua që është seksi duan t’i hedhin ‘baltë’. Unë kam bërë 1 miliard shfaqje ku e kam bërë këtë dhe ndonjëherë nuk dukesha aq e mrekullueshme…shumë herë madje dhe në imagjinatën time mendoja se isha shumë mirë! Për këdo që pyet veten se pse do ta ekspozoja trupin tani, është sepse kam lindur lakuriq në këtë botë dhe sinqerisht ndiej se pesha e botës ka qenë mbi supet e mia dhe më ka bërë ta shikoj veten ne ate menyrë. Doja ta shikoja veten në një mënyrë më të lehtë… Teksa e shihja veten time në formën më të pastër, më la të kuptoja se dhimbja, lëndimi, lotët dhe barrat e rënda nuk janë ato që unë jam.

Për sai përket çështjes më të atin këngëtarja duket se më në fund ia doli ta bindte që të tërhiqej nga kujdestaria dhe kontrolli i jetës së saj. Megjithatë duhet punë që ajo të rimarrë plotësisht lirinë e saj.

https://www.instagram.com/p/CSqC-gclINO/

Linku: https://www.instagram.com/p/CSqC-gclINO/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/britneyspears/