ShowBiz

‘Hera e fundit që ke bërë diçka për herë të parë’, Dojna dhe Vlashenti ‘arratisen’ në qiell të hapur

Dojna dhe Vlashenti janë një nga dyshet më të komentuara në mediat rozë për shkak të romancës së tyre.

Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndajnë me ndjekësit të rejat më të fundit.

Çifti kanë vendosur të arratisen larg monotonisë së përditshme dhe nuk kishin si të mungonin disa poza të veçanta.

‘Larg zhurmës, kaosit, smogut, dhe led-eve me ngjyra, ndodhte ky spektakli i yjeve të cilit nuk i duheshin as filtrat për ta zbukuruar. Kur ka qenë hera e fundit që ke bërë diçka për herë të parë?’- shkruan Dojna krahas postimit me Vlashentin.

Kujtojmë se pak ditë më parë ata finalizuan Festivalin ‘Za fest’ i cili shënoi një tjetër nivel në karrierën e tyre.

https://www.instagram.com/p/CSr5vPDNaFt/

Linku: https://www.instagram.com/p/CSr5vPDNaFt/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dojnamema/