ShowBiz

Rezarta Shkurta iu zgjidh ‘hallin’ të gjithë prindërve me idenë e saj

Rezarta Shkurta nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ka treguar se ka ardhur koha që të organizojë pushime vetëm me Ermalin.

Mirpo duket se ata nuk e kanë të lehtë ti shpëtojnë të bijës në arratisje të tilla.

Hera preferon të shkojë në pushime me ta. Rezarta ka gjetur metodën më të suksesshme si t’ia mbushë mendjen të bijës për të mos ardhur.

‘Ky vendi që po ikin mami dhe babi është shumë i bukur, por për të ngrënë ka vetëm supë me brokoli, bizele, spinaq, sallatë’, -i thotë Rezarta Herës dhe më pas e pyet: “Do vish me ne?”

Kaq ka mjaftuar që Hera të mos dëshirojë më për të vajtur me pushime.

Linku: https://www.instagram.com/stories/rezartashkurta/2647559736530936821/?hl=en

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/rezartashkurta/?hl=en