Aktualitet

Humbje e madhe për artin, ndahet nga jeta artisti i mirënjohur shqiptar

Muzikanti i njohur nga Shkodra është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare. Burime pranë familjes bëjnë me dije se artisti prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Kujtim Alija mban titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërkohë që drejtonte qendrën kulturore të Shkodrës.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka shkruar se kjo është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushëllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”,ka shkruar Ademi.

Ajo i shpreh ngushëllime familjes dhe shkruan se nuk gjenë dot fjalë për t’a përshkruar këtë ikje të parakohshme.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta!
Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të mêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija.
Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushëllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!- shkruan Ademi.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=kujtim%20alija%20ndahet%20%20nga%20ajeta%20

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/