Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare mjeshtri i madh i humorit shkodran Paulin Preka. Ai mbylli sytë në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen, ndërsa lajmi për vdekjen e tij bëhet i ditur nga familjarët.
Paulin Preka bën pjesë në kastën e aktorëve të mëdhenj të humorit të cilët shenjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar.
Preka ka luajtur dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa më shumë ka spikatur me estradën e Shkodrës.
Paulin Preka u lind në Shkodër më 2.02.1935 në një familje të varfër. Në moshën 8-vjeçare, fare i vogël, u bë pjesëmarrës në shoqërinë artistike të Kishës Katedrale të qytetit të Shkodrës, e cila aktivizoi fëmijë dhe të rinj, jo vetëm në aktivitetet fetare, por edhe në aktivitete kulturore dhe edukative, ku tematikat i afronin këta fëmijë me kryeveprat e letërsisë botërore të interpretuara në skenat e vogla të qytetit të Shkodrës.
Largimi i tij nga kjo jetë ishte një lajm i trishtë jo vetëm për familjarët dhe të afërmit por për mbarë artin në tërësi.
Linku: https://www.facebook.com/Paulin-Preka-219410795858
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/Paulin-Preka