Britney Spears pas një beteje ligjore me të atin më në fund është e lirë.
Prej më shumë se 13 vite ajo është menaxhuar nga i ati dhe pakënaqësitë gjatë këtij rrugëtimi kanë qenë shumë të mëdha.
Ajo ka ardhur me një lajm të trishtë për adhuruesit e saj.
Ajo ka vendosur të mos performojë më, kjo për shkak të gjendjes shëndetësore të Spears e cila duket se ende nuk është shëruar plotësisht.
Për fansat e 39-vjeçares thuhet se shanset që ajo t’i rikthehet skenës së shpejti janë të pakta. Madje, menaxheri i Spears, Larry Rudolph, dha dorëheqjen në muajin korrik, sepse ylli i pop-it kishte dëshirë për t’u shkëputur nga muzika zyrtarisht.
Linku: https://pagesix.com/
Burimi i fotos: https://www.foxnews.com/