Fotografi i njohur nga Kosova Meddy Huduti është ndarë nga jeta.
Ai u infektua me Covid-19 dhe nuk arriti ti mbijetonte betejës së vështirë me virusin.
Lajmin e trishtë e ka ndarë e ëma.
‘Gëzimi i parë i nanës biri im Ahmedi sonte na la përgjithmonë. Ne te Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me Covid dhe me shtrëngim gjoksi. Shkove bir Ahmed, ma la me plagë zemrën time edhe për sa kam jetë. Por do të duroj se Zoti kështu paska desht. Zoti vendosi te më sprovojë edhe me këtë dhimbje qe qenka kapak i te gjitha dhimbjeve që mund të ekzistojnë në botë”, ka shkruar e ëma.
Linku: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1454914578228850&set=a.143445259375795&type=3
Burimi i fotos: https://unsplash.com/