Akademiku i njohur Ahmet Ceni është ndarë nga jeta. Lajmin e trishtë e ka ndarë ish ministri Arben Malaj në rrjete sociale.
‘Vdekja e parakohshme dhe e papritur e Prof Ahmet Ceni, është një dhimbje e rëndë për familjen, koleget dhe studentët e tij në shumë universitete. Përfitimet më të vyera shpresoj jo vetëm tek unë nga të gjitha kontributet njerëzore, akademike por sidomos edhe nga angazhimet në qeveri të Prof Ahmetit ishin: integriteti, kredibiliteti dhe modestia.
Ngushëllime familjes, kolegëve dhe studentëve!
Prehu në paqe profesori ynë i dashur!
Ju qoftë sa me i lehtë dheu i tokës mëmë, te cilës ju i shërbyet ne aq dashuri, njohuri, integritet dhe përkushtim. Përherë mirënjohës profesorit tim për modelin inspirues!
Linku: https://www.facebook.com/arben.malaj.35/posts/10158696209229075
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/