ShowBiz

Pasi u sulmua nga një Shqipëri e tërë, Erjona mundohet të rauajë imazhin e saj

Video e tyre bëri xhiron e rrjetit dhe Erjona pasi u ndje e sulmuar nga një shqipëri e tërë vendosi të reagojë me një falje drejtuar vogëlushes dhe prindërve të saj.

‘Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrësesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë. Nëse nuk e keni përjetuar vetë, hapni fjalorin e shiheni mirë përkufizimin e bullizmit.
E dyta nëse do kishit parë gjithë bisedën e zhvilluar me atë fëmijë që kur vjen do kuptonit që ajo fjali vjen pasi folëm për “sufllaqen” që Lijana kërkoi. Dhe unë nuk jam as idiote e as monstër që ti them një fëmije rri pa ngrënë gjithë ditën vetëm që të kërcesh.

Por a do hiqte dorë nga sufllaqja, pra ushqimi që ishte përmendur. Por ne kemi xhiruar mbi 5 orë e jo çdo gjë del në transmetim.
Ndaj po, kam gabuar në mënyrën e të shprehurit, por nuk do ti kërkoja askujt falje përveçse Lijanës e prindërve të saj. Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet.

Kështuqë si konkluzion: Duke u bazuar tek një fjali ju mund të bëni një fushatë të tërë denigruese dhe të mallkoni sa të mundeni pa marrë parasysh asgjë tjetër.
Gjithësesi unë sa herë ta shoh “karamelen”, do vazhdoj ta përqafoj e do ti them të heqë dorë nga sufllaqet e picat se i bëjnë dëm.

Për mua Lijana është një fëmijë special dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën.
Kush po bën bullizëm në fakt????”,- ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram, duke e shoqëruar me foton kryesore.

Linku: https://www.instagram.com/p/CU8JFL8PUgwYgTe8j4s46rrekcWT_x_kAAGAA80/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/erjonarusi/