ShowBiz

‘Nuk kam asgjë nëse nuk të kam ty’, Wanda dhe Icardi rikthehen së bashku

Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë qenë një nga çiftet më të komentuara në rrjet për shkak të romancës së tyre. Pas lajmeve për ndarje dyshja  i kanë dhënë një mundësi tjetër marrëdhënies së tyre.

Rfikthimin e ka konfirmuar vetë Wanda nëpërmjet një postimi të gjatë në Instagram ku i ka emocionuar të gjithë.

‘Fotografitë që kam publikuar muajt e fundit tregojnë se sa mirë dhe sa të lumtur ishim. Nga ajo që ndodhi, u lëndova shumë. Çdo ditë i kërkoja Mauro-s divorcin. Shkuam te avokati. Për dy ditë Mauro pranoi të gjitha kushtet dhe ne nënshkruam marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër që askush nuk ma kishte shkruar ndonjëherë:

‘Të dhashë gjithçka dhe ti ke gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kjo do të më bënte të lumtur!’ Dhe më pas kuptova diçka: se edhe nëse kam gjithçka, nuk kam asgjë nëse nuk jam me të. Jam i sigurt se ky moment i keq që po kalojmë do të na forcojë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin. Të dua”, ka shkruar Wanda.’ Kujtojmë se shkak për krisjen e tyre u bë tradhtia.

https://www.instagram.com/p/CVdjgABNpla/

 

Linku: https://www.instagram.com/p/CVdjgABNpla/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/