Aktualitet

Humbje e trishtë! Artistja e njohur shqiptare ndahet nga jeta në ambjentet e punës

Regjisoria e njohur Burbuqe Berisha nga Kosova ka ndërruar jetë në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Humbja e një artistje të tillë ka qenë e thellë për familjarët dhe mbarë artin.

Vjosa Osmani ka reaguar me një postim në rrjete sociale për vdekjen e saj.

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha. Vdekja e hershme e Buqes, sikur njihet ndër qarqet artistike, është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.

Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi.

Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht.

Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar. Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Linku: https://www.facebook.com/photo?fbid=424705899013955&set=basw.Abo-RhIsfH7z-

Burimi i fotos: unsplash.com