ShowBiz

‘Kisha frikë se do të ndaheshim’, Jonida Vokshi rrëfen momentet e vështira me Besnikun

Jonida Vokshi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e Aulona Mustës ku ka zbuluar më shumë detaje rreth raportit të saj me Besnikun.

Jonida ka treguar në emision se dhe ata kanë patur periudhën e tyre të vështirë, ulje-ngritjet e veta, kryesisht në fillimet e tyre.

‘Ne e kemi nisur marrëdhënien në distancë. Akoma vazhdon, po tani është ndryshe. Ne jemi shumicën e kohës bashkë. Në fillim ka qenë në distancë edhe nuk ishte aspak e lehtë, ndonjëherë mendoja se po humbte ajo që kishim nisur dhe po përpiqeshim ta mbanim’, tha Jonida duke shtuar se në marrëdhënien me të, ka qarë shumë herë për shumë arsye. Ajo ka menduar se mbase nuk do të zgjaste por në fund distanca thjeshtë iu ka shërbyer për mirë pasi iu ka shtuar mallin dhe dashurinë për të qenë paranë njeri-tjetrit.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=LQCM1DEjNWs&t=1s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/