ShowBiz

Nuk ngrihet dot nga shtrati, përkeqësohet gjendja shëndetësore e këngëtares së njohur

Këngëtarja Celine Dion prej kohësh ka ndërprerë të gjitha aktivitet e saj në skenë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Artistja 53 vjeçare vuan nga një sëmundje muskujsh e cila së fundmi nuk e lë të ngrihet.

Burime pranë saj kanë treguar se shëndeti i saj nuk është aspak mirë.

‘Ajo nuk mund të ngrihet më nga shtrati, të lëvizë apo të ecë. Ajo vuan nga dhimbjet në këmbë të cilat e paralizojnë. Ajo është shumë e dobët dhe ka humbur shumë peshë. Një sëmundje që mund të kërkojë një rikuperim të gjatë ‘përcakton burimi’. Nëse gjërat nuk përmirësohen, mund të jetë e nevojshme të ndalet për disa muaj, apo edhe një vit. Sepse simptomat e saj janë më shqetësuese sesa pritej.’

Linku: https://www.hellomagazine.com/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHvFEZun9E4/