ShowBiz

Pesë muaj pushime në vit, ja si e llastojnë stafin Meghan Markle dhe Princi Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zbuluar se i japin stafit të tyre pesë muaj pushim në vit – sepse kjo është ajo që çifti pëlqen edhe për veten.

Meghan shpjegoi se ajo dhe bashkëshorti i saj “përpiqen të udhëheqin me shembull” kur bëhet fjalë për punonjësit e tyre.

Harry dhe Meghan morën pesë muaj pushim nga puna pas lindjes së vogëlushes Lilibet në qershor.

Ata e kaluan pushimin e tyre prindëror në rezidencën në Santa Barbra, Kaliforni.

Duke folur për kompaninë e tyre, Archeëell, në samitin DealBook të Neë York Times dje, Meghan zbuloi pagesën e tyre bujare të pushimeve për stafin.

Çifti besojnë se ata i drejtojnë kompanitë e tyre në një mënyrë që do ta vlerësonin nëse do të ishin punonjës.

“Ne jemi një kompani e vogël dhe kemi politikat që do të dëshironim nëse do të ishim punonjës. Ne kemi 20 javë pushim me pagesë, nëse nuk po jepet nga qeveria në këtë fazë, dëshirojmë të jemi një kompani që e bën atë. Është multikulturore sepse ne duam një larmi opinionesh dhe këndvështrimesh, si nga ana e prodhimit ashtu edhe nga ana jonë e themelimit”, tha Meghan.

Linku: https://www.eonline.com/news/1286503/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/