ShowBiz

‘Ka dhunuar motrën dhe mbesën’, Alvisa zbulon detajet tronditëse mbi Bushin

Alvisa dhe Hyseni janë një nga dyshet më të zhurmshme të momentit në mediat sociale dhe jo vetëm. Në puntatën e fundit u diskutua mbi tradhëtinë që Alvisa i kishte bërë. Kjo e fundit hodhi akuza të forta për të duke treguar shenja të dhunës fizike që ai kishte ushtruar.

Konkurrentja nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq së fundmi ka bërë deklaratën e fortë për të.

‘Familja e tij e di shumë mirë se çfarë personi është ai. Ka ushtruar dhunë tek familja e tij, te motrat e tij, te mbesa e tij dhe jo më tek unë që nuk më ka asgjë. Kështu që do t’i them një thirrje të fundit familjes së tij: Nëse ai vazhdon me këtë muhabet, unë do vazhdoj me organet kompetente. Deri tani nuk e kam bërë, kur kemi qenë të lidhur sepse e kam dashur, këto kohë nuk e kam bërë sepse kam menduar se do ta zgjidhim si njerëz të rritur që jemi, por tani është lajmërimi im i fundit. Nëse ai hedh dhe gjënë më të vogël dhe bën gjestin më të vogël unë do shkoj dhe do ta denoncoj se nuk e lë më këtu. Dhe familja e tij, e di shumë mirë se ça njeriu është, duhet të vejë ta kontrollojë nga trutë e kokës se qenka psiqik’, ka thënë Alvisa.

Linku: https://www.instagram.com/iamalvissaqarri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bushi_ramaj_27/