ShowBiz

E lidhur jashtë! Konkurrentja e Për’Puthen penalizohet nga produksioni

Antonia Gjoka është një nga konkurrentet e Për’Puthen e cila së fundmi ka ardhur me një njoftim të paparitur.

Produksioni ka hedhur dyshime se ajo ka dikë në jetën e saj dhe si pasojë ka vendosur ta penalizojë përkohësisht derisa situata të qartësohet.

‘Përshëndetje miq. Për disa kohë nuk do të jem në program, arsyet nga ana ime janë shëndetësore, por nga ana e produksionit janë papërgjegjshmëria dhe dyshimet e tyre që kanë lidhje me mua si konkurrente.

Nëse do të ketë një rikthim do t’ju njoftoj sërish. Jeni më të mirët’, shkruan Antonia.

Antonia që me hyrjen krijoi pëlqimet e para me djemtë me një pjesë të tyre realizoi dhe disa takime. Kujtojmë se pak ditë më parë ishte Argjendi ai që u tërhoq nga programi  pas një përplasje të fortë me Ridvanën.

Linku: https://www.instagram.com/perputhen_tch/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/perputhen_tch/