Fifi është kthyer në kryefjalën e shtypit rozë së fundmi. Gjendja e saj delikate shëndetësore në mes të spektaklit ka shkakatuar një bujë të madhe ku më të shqetësuarit janë të afërmit e këngëtares.
Një nga miqt e saj ka vendosur të flasë më shumë rreth saj. Një pjesë e shqiptarëve e konsiderojnë si aktrim këtë situatë. Por a ka aktruar vërtet Fifi? Ja çfarë thotë miku i saj.
‘Nuk po kalojnë një gjendje të mirë prindërit e saj, familjarët e saj sepse ne që e njohim Fifin ne po e dimë që nuk po aktron e nuk po luan. Ne që e njohim Fifin është ajo mrekulli që neve na ka falur Zoti ta kemi, atë artiste atë krijuese të muzikës dhe artit shqiptarë që mendoj se të gjithë artistët shqiptarë i detyrohen për një mbështetje të paktën të mos hudhin gur, të mos vërshojnë kundër Fifit të dal të mos dal. Fifi është shumë e drejtpërdrejt mendoj që e bezdisin këto intrigat’, shton më tej aktori shqiptar Kreshnik Ibrahimi.
Përveç Kreshnikut dhe artistët e tjerë i kanë dalë në mbështetje duke i bërë ballë sulmeve që rrjeti po i bën artistes.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=_bqCc60u1qs
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/