ShowBiz

Big Brother Vip i futi në sherr, Graciano zbulon kërcënimin që i bëri Argjira

Argjira dhe Graciano janë një nga çiftet më të komentuar dhe të dashura në rrjet.

Së fundmi dyshja kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Pardon my French’.

Ata kanë zbuluar se Big Brother Vip është kthyer në një çeshtje diskutimesh të forta mes tyre. Dyshja kanë një pjesë të miqve të ngushtë në shtëpinë vip.

‘Me Argjirën nuk do të kisha qejf, pa Argjirën do të kisha hyrë. Një ditë i thashë po nëse futem, ajo më tha ndahemi. Ishte shumë e prerë përgjigja’, u shpreh balerini i njohur.

Graciano shprehet se është mendjehapur dhe do ta mbështete dhe Argjirën nëse do të kishte një dëshirë të tillë.

Por, unë do e mbështesja Argjirën nëse do të futej, edhe pse ajo jo. Argjira mjafton të rrijë siç është. Ajo është shumë pozitive, do ishte serioze, do i kishte peshë fjala, do kishin shumë njerëzit çfarë të mësonin… Unë jam mendje hapur, por thjesht ideja që do i afrohej dikush, mua do më bezdiste shumë’, tha Tagani.

Linku: https://www.instagram.com/graciano_tagani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/argjiraspanca/