ShowBiz

‘Nuk ia kanë bërë mirë’, Beniada flet për operacionet plastike të konkurrentes në Big Brother

Brenda shtëpisë vip është diskutuar mbi operacionet plastike. Pjesë e diskutimit janë bërë Beniada, Monika dhe Antonela të cilat kanë komentuar mbi ndërhyrjet e tilla.

Beniada ka shkuar më tej duke theksuar se Beatrix është e bërë, por sipas saj ndërhyrjet nuk ia kanë bërë mirë.

‘Vjen ajo muskulatura kështu.Duket edhe Trixa e ka bo por nuk ia kanë bërë mirë të shkretës. Kur vesh fustane ka siklet unë e kuptoj kur është një fustan i hapur. Mendoj se i ka bërë këtu në Shqipëri. Nuk ia kanë bërë mirë.’

Ndër të tjera Beniada ka treguar se ka bërë një ndërhyrje në gjoks por që është ndryshe nga ndërhyrjet plastike.

‘Unë nuk i kam të bëra se kam patur një problem te gjoksi dhe e kam bërë operacion dhe vit për vit të shtohet. Të marrin dhjamin nga barku dhe ta vendosin te gjoksi. Kam dy vjet. E kam patur dy e gjysmë tani e kam tre,’-tha ajo.

https://www.instagram.com/p/CWyzMgIFEdh/

Linku: https://www.instagram.com/p/CWyzMgIFEdh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/