Graniti dhe Fifi janë një nga dyshet më të komentuara që pas afrimitetit në Big Brother Vip.
Duket se raporti jashtë spektaklit nuk është më i njejti. Graniti ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin ‘Ky emër nuk ka nevojë për prezantim’.
I pyetur për raportin me Fifin, Cana shprehet.
‘U takuam pasi ajo doli nga shtëpia por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme’.
Mediat i kanë fryrë shumë gjërat sipas tij dhe kjo ka ndikuar në raportin e tyre aktual.
Linku: https://www.instagram.com/granitcana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/