ShowBiz

Rrjeti zhurmon, ish e dashura e Dagz reagon për herë të parë në formë të prerë

Ish e dashura e Dagz, Ariana Berisha ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale.

Ajo papritur është gjendur në fokusin e mediave rozë për shkak të lidhjes që prej kohësh e kishte mbyllur me DJ nga Kosova.

‘Sa e lehtë qenka të vendosësh fotografi të tjetërit pa e pyetur. Unë s’kam bërë ndonjëherë një gjë të tillë, këtë e quani gazetari? Në gazetari ekziston pyetja por edhe konfirmimi për çfarëdo çështje. Ju lus të dashura media të hiqni dorë nga publikimi i fotografive të mia me x personin. Krejt çka mund të them është që jam shumë e lumtur me punën time, unë po e shijoj lirinë e liria s’ka çmim. Po jetoj ashtu siç unë dua e të jetosh diçka që ti do është rehatia më e madhe që secili e dëshiron. E kotë të merrem me diçka që tashmë e kam lëshuar nga duart. Unë jetoj në të tashmen’ – shkruan Ariana.

Linku: https://www.instagram.com/_arianaberisha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_arianaberisha/