ShowBiz

Nga miqësia tek hatërmbetjet në Big Brother, Pajtimi reagon për herë të parë

Dagz dhe Pajtimi janë kthyer në dyshen më të komentuar në rrjet.

Ndjekësit e tyre janë ndarë në grupe dhe kërkojnë llogari për mënyrën se si shkojnë gjërat në shtëpinë vip.

Fakti që Donaldi nuk shpëtoi Dagzin ka detyruar Pajtimin të reagojë me një postim në rrjete sociale:

‘Po shoh komente përkrahe atë, përkrahe këtë. Më shumë sinqeritet po ju them një herë dhe nuk e përsëris më: Përderisa si PM e kam theksuar që me t’gjitë banorët e shtëpisë e kam pas raport shumë të mirë, s’dua të përfshihem në asnjë lloj debati me askënd “pse s’përkrahe atë apo atë. Me të gjithë kam raporte shumë të mira dhe ju uroj fitore të gjithë banorëve aty brenda dhe shumë suksese në karrierën e tyre jashtë shtëpisë. Faleminderit t’gjithëve e më së shumti atyre që na përkrahën brenda shtepisë. Ju don shoku PM shume”, shkruan PM në postimin e tij.

Dyshja momentalisht janë të fokusuar në projektet profesionale dhe hatërmbetjet në lojë i kanë lënë pas.

Linku:https://www.instagram.com/stories/djpm_/2755580975315827080/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/djpm_/