ShowBiz

Humbi në shtëpinë luksoze të Cristianos, Georgina Rodriguez ndan të pathënat e jetës

Georgina Rodriguez sot është një nga modelet më të komentuar në shtypin rozë.

Jeta e saj luksoze përkrah Cristianos e ka bërë modelen të përjetojë dy realitet të ndryshme në jetën e saj. Në dokumentarin e jetës ajo zbulon më shumë të pathëna:

‘Shkova ne punë me autobus dhe u largova me një Bugatti. Kam kaluar nga shitja e artikujve luksoz në veshjen e tyre në tapetin e kuq. Kam miliona ndjekës dhe jam gruaja e mashkullit më të famshem në botë. Herën e parë që shkova në shtëpinë e Cristianos, humbja sa herë shkoja në kuzhinë për ujë. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore për t’u kthyer te dhoma e ndenjes, sepse nuk e dija rrugën. Ishte kaq e madhe. Që kur isha fëmijë, isha mësuar të jetoja në apartamente të vogla.

Pas gjysmë viti, kuptova se ku ishte gjithçka. Më pëlqen të jetoj në Torino. Gjithçka është afër. Nëse duam borë, shkojmë në dëborë. Nëse duam një ditë më kozmopolite, shkojmë në Milano, nëse duam det, shkojmë në Monako. Qëndrimi në Torino varet nga shumë gjëra, por kryesisht nga Cris. Nuk kërkoj shumë në këtë kuptim, sepse në fund të fundit, jam e lumtur në shtëpi. Unë punoj nga shtëpia, kujdesem për fëmijët e mi dhe ata janë super të lumtur kudo që shkojmë sepse ne kemi te ardhurat për t’i futur në shkollat më të mira dhe në aktivitetet më të mira jashtëshkollore. Por unë do të doja të qëndroja pak më gjatë ne Torino’. Ndonjëherë mendoj “O njeri, jam shumë e lumtur”. Unë nuk e konsideroj veten një fenomen, por e konsideroj veten një grua me fat, sepse e di se çfarë është të mos kesh asgjë dhe e di se çfarë është të kesh gjithçka, shprehet modelja gjatë dokumentarit të saj të jetës.

Linku: https://www.instagram.com/georginagio/

Urimi i fotos: https://www.instagram.com/georginagio/