ShowBiz

Zbuloi udhëzimet e produksionit, Egzona detyrohet të japë shpjegime pas daljes

Egzona ka qenë e eleminuara e fundit në Big Brother Vip. Moderatorja ka shkaktuar shumë zhurmë në titujt rozë për shkak të deklaratave mbi produksionin dhe ngjarjeve në shtëpinë vip.

Në Fan Club Egzona tregoi se produksioni i kërkoi Beniadës dhe Donaldit ti qëndronin afër Einxhel.

Kjo ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjet dhe Egzona është detyruar të japë shpjegime.

Në deklaratën time sot në “FanClub” ku fola për komunikimin që na është dhënë nga Vëllai i madh rreth ngjarjes fatkeqe të Einxhel dhe pyetjes se “pse nuk ishim të gjithë afër saj”, për hir të korrektësisë, dua t’ju sqaroj se fillimisht pasi që Einxhel është dërguar në dhomë dhe gjatë kohës sa po e prisnim Urgjencën ku ishim gjithë banorët, na është komunikuar që mund të qëndrojnë vetëm dy persona, Donaldi dhe Beniada. Kjo gjë ka ndodhur edhe për shkak të vullnetit dhe ndihmës më të madhe nga këta dy të fundit (por edhe nga ne të tjerët). Pasi qe Einxhel ka pranuar ndihmën nga Urgjenca, të gjithë banoret jemi futur brenda në dhomë dhe i kemi ofruar ndihmë me vullnetin tonë të plotë, por ai që ka ndenjur me të deri kur Einxhel ka rënë në gjumë, ka qenë Donaldi, dhe këtë fakt e pohoi edhe vet produksioni të premten në prime! Shnet’ për t’gjithë!

Linku: https://www.instagram.com/stories/egzonarafuna/2762697966293670363/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/egzonarafuna/