ShowBiz

Në fillime i ka mbyllur dyert në Top Channel, Arbana Osmani flet me emra

Arbana Osmani në daljen e saj të fundit ka ndarë shumë të pathëna nga hapat e parë të karrierës.

Në vitin 1998 ajo tregoi se kishte trokitur në dyert e Top Channel por Bojken Lako i kishte ‘mbyllur dyert’ pasi në atë kohë nuk kishin nevojë për prezantuese.

‘I rashë derën dhe në ato momente doli Bojken, e përshendeta dhe i thashë nëse dëshironte të më bënte një audicion pasi doja të punoja si prezantuese’- ka rrëfyer ajo.

Më pas Arbana ka treguar se ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë ku këngëtari e ka ndihmuar shumë në fillimet e saj.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=kaUI_9LI17E&t=1727s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/