ShowBiz

U tha që është rikthyer me Belen Rodriguez, reagon Stefano De Martino

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino së fundmi kanë ngritur dyshimet tek ndjekësit për një rikthim të mundshëm në romancën e vjetër.

Shkak për këto dyshime janë bërë takimet e tyre.

Pasi titujt rozë pushtuan mediat balerini i njohur Stefano ka reaguar.

‘Ne jemi dy prindër, kemi një lidhje që shkon përtej martesës dhe së bashku kemi kaluar mijëra gjëra në jetë. E kundërta do të ishte e çuditshme, domethënë të shihje dy njerëz që kanë një fëmijë dhe nuk takohen më. E pranoj që për një kohë të gjatë dhe për një mijë arsye nuk na kanë parë kurrë bashkë, por te një nënë dhe një baba që ndoshta e kalojnë të dielën së bashku me fëmijën e tyre nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme’.

Sipas ish partnerit arsyeja që ata takohen është djali i tyre Sandiago dhe nuk ka diçka më shumë.

Linku: https://www.gente.com.ar/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/belenrodriguezreal/