ShowBiz

Çfarë ndodhi! Arbana Osmani revoltohet në rrjete sociale

Arbana Osmani duke qenë drejtuesja e një prej formateve më të komentuara duket se është lodhur nga gjuha e urretjes.

Moderatorja ka reaguar ashpër në rrjete sociale për të gjithë njerëzit që e teprojnë me komente.

‘Gjuha e urrejties online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.

Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.

Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj,- shprehet Arbana në rrjete sociale.

Linku: https://www.instagram.com/stories/arbanao/2772589341665402111/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/