ShowBiz

Pas hatërmbetjeve të Triksës, Arjola sqaron batutën e Mamaqit

Triksa u prek nga batuta që Mamaqi dhe Salsano bënë për serialin me Borën.

Të gjithë banorët qeshën dhe kjo ishte ajo që e acaroi më shumë këngëtaren.

Arjola ka qenë pjesë e batutës dhe pas hatërmbetjeve të Triksës ka reaguar kështu.

‘Kam qeshur pafund. Ta them me zemër që ka qenë një qeshje pafaj se isha aq e përmalluar, doja takimin me njerëz që i dua jashtë, që më japin energji pozitivitet. Shiko, ata janë artistë të mëdhenj, bëjnë humor. Ata bëjnë humor me mua, nga humori më i lehtë deri te më i ziu. E kuptoj Trixën shumë mirë, e kuptoj ç’i ka ndodhur, por jo të gjithë kanë të njëjtin sens humori’, u shpreh aktorja.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=1kxP8KBVvJ4&list=RDCMUCyny-dfYPbE-CjAkzkZqF8A&index=8

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/beatrixramosaj/