ShowBiz

Donaldi e ftoi për bashkëpunim, Iliri reagon për herë të parë

Donaldi pak ditë më parë ftoi Ilirin ti bashkohet nismës së tij për të ndërtuar disa shtëpi për personat në nevojë.

Iliri në daljen e tij të fundit ka refuzuar ti bashkohet nismës së aktorit.

‘Secili në këtë jetë merr nismat e veta, unë i uroj Donaldit gjitha të mirat, dhe mbi të gjitha që t’ia dalë në jetë sepse unë kam besim se Donaldi diku do të jetë dikush. Unë e kam konsideruar çun me talent dhe kreativ. Sa i përket nismave unë mendoj se secili e bën në mënyrën e vetë, ka kush ngreh tulla, ka kush u jep njerëzve të hanë, Iliri preferon të mbush shpirtin me art, qëllim im është të hap një akademi, ku 100 talent të kenë mundësin për pesë vite të studiojnë falas me mësuesit më të mirë që janë në Itali’, ka thënë Iliri.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=2lbX3-zLZNA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ilir_shaqiri/?hl=en