ShowBiz

Pas 17 vitesh martesë ndahen çifti i njohur i showbizit

Ilary Blasi dhe Francesco Totti i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Pas 17 vitesh martesë dhe 3 fëmijësh së bashku, ylli televiziv Ilary Blasi dhe ish-futbollisti italian Francesco Totti thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Sipas “Corriere della Sera” ata tashmë po jetojnë të ndarë në shtëpi, në mega-vilën e tyre në Romë.

Për shumë vite ata kanë përfaqësuar një nga çiftet e pandashme të botës së spektaklit.

Thuhet se shkak i ndarjes është bërë tradhtia. Ilary ka pasur një flirt me një koleg televiziv. Kur Francesco e mori vesh, padyshim që nuk i ka pëlqyer. Por nuk mbaron me kaq. Thuhet gjithashtu se futbollisti ka rënë në dashuri me një tjetër, me të cilën mendohet se ka një lidhje prej pak kohësh dhe është shumë i dashuruar.

Linku: https://www.vanityfair.it/article/la-vita-da-separati-in-casa-le-voci-di-tradimenti-dentro-la-crisi-di-francesco-totti-e-ilary-blasi

Burimi i fotos: https://www.today.it/gossip/vip/ilary-totti-in-crisi.html