Teksa të gjithë po prisnin për shkak të situatës së krijuar se Ukraina mund të mos merrte pjesë në Eurovision.
Situata është përmbysur për shkak të trazirave të krijuara dhe Rusia është përjashtuar nga festivali për 2022.
Lajmi është bërë i ditur nga Unioni Europian i Transmetimeve (EBU), ku deklaron se Rusisë i është ndaluar hyrja në Eurovision.
Vendimi vjen pasi transmetuesit publik në Ukrainë, Suedi, Danimarkë, Holandë, Lituani dhe Norvegji i kërkuan EBU-së që të dëbonte Rusinë.
‘Përpara se të merrte këtë vendim, EBU mori kohë për t’u konsultuar me anëtarët e saj’, thuhet në deklaratën e Unionit Europian të Transmetimeve.
Linku: https://www.instagram.com/p/CaaBuK1Nne7/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CaaBuK1Nne7/