Aktualitet

Lajm i trishtë për muzikën, ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Muzika shqiptare ka pësuar një humbje. Këngëtari i njohur kosovar Luan Hajra është ndarë nga jeta.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

‘Të dashur miq dhe shoqëri dhe ju gjithë artdashës, ju njoftoj qe sot në orët e mëngjesit ndërroj jetë këngëtari i njohur Luan Hajra”, thuhet në njoftim.

Luan Hajra u lind më 31 korrik të vitit 1949 në qytetin e Mitrovicës.

Hajra njihet për interpretimin e këngës së njohur “Rroka mandolinën”, e cila vazhdon të dëgjohet e këndohet edhe sot.

Linku: https://www.facebook.com/search/top?q=luan%20hajra

Burimi i fotos: unsplash.com