Saimir Kodra ka një jetë që është në ekran. Së fundmi i ftuar tek ‘Ëndërrtjerrësit’ ai bisedoi për pasionin që ka për radion.
Gazetari tregoi se gjithmonë donte ta përjetonte një emocon në radio. Saimiri bën krahasimin pikant.
‘Radio është një dashnore që nuk do ta tradhëtoj kurrë! Po ta hapësh te Fjalori i Gjuhës Shqipe e gjen si terminologji dhe është shumë e bukur. ‘E dashur’ sot është pak moderne, për ne të vjetërit, dashnorja është më sublime. Edhe që nuk e putha kurrë, më vjen keq! Nuk e di kur do të kem atë kontaktin… por është një dashuri platonike që jeton gjatë!’.
Linku: https://www.instagram.com/topchannelalbania/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/saimir_kodra_1/