ShowBiz

‘Ishte wow më la pa fjalë’, Majk zbulon çmendurinë e fansave

Majk preferon të jetë në qendër të vëmendjes për muzikën dhe jo për jetën private.

I ftuar tek Roza Lati ai nuk iu ka shpëtuar pyetjeve pikante mbi raportin me fansat.

Roza e pyet nëse ka pasur ndonjë moment të çmendur me ndonjë prej tyre.

Majk ka treguar një moment kur fansat e kanë lënë pa fjalë.

‘Më kanë nisur një foto që fansat kanë bërë komplet tatuazh një pjesë të tekstit të këngës që e kam shkruar unë. Ka qenë diçka që më ka lënë pa fjalë, ishte thjesht WOW. Më ka frymëzuar për të bërë më shumë muzikë,’ tha reperi.

Ai ka treguar se raportin me fansat e ka shumë të mirë dhe nuk e kursen kohën me ta në koncerte dhe për foto.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=QDvQlyqIFh4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/majkaveli/