ShowBiz

‘Të ka ngelur ora tek mua’, Albi nuk lë gjë pa i thënë Alesjas

Alesja në puntatën e sotme akuzoi Astritin për hakmarrje. Sipas saj ai po merrte hak për shokun e tij Albin.

Albi pasi ka dëgjuar reagime të tilla ka reaguar ashpër ndaj Alesjas në rrjete sociale.

‘Nuk kam reaguar asnjëherë, që kur kam dalë nga programi ama këtë nuk mund ta toleroj. Nuk je ti aq e rëndësishme sa të rri unë të mendoj për ty, të reagoj, e të hakmerrem ndaj teje duke përdorur të tjerët. Që kur kam dalë nga ajo studio e kam mbyll historinë time me ty por se ty të ka ngelur ora tek mua nuk është problem im por kompleksi yt. Sa për Astritin e kam shok dhe më ka pritur siç i ka hje çdo njeriu kur i vjen një mik. Ti dyshoj se di çfarë do të thotë respekti, mikpritja dhe shumë e shumë të tjera. Ndaj të lutem harroje të kaluarën dhe shiko para. Gjithë të mirat!’

Linku: https://www.instagram.com/stories/albi.dhima/2810565560835585747/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stories/albi.dhima/2810565560835585747/