Aktualitet

Lehtësohen plotësisht masat e Covid-19, ja çfarë duhet të dini

Situata e Covbid- 19 në vendin tonë paraqitet e balancuar.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar ndryshimet e rradhës.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha se në kufi nuk do të jetë më në fuqi detyrimi i paraqitjes së certifikatës së vaksinimit, por vetëm testi COVID.

Rakacolli ndër të tjera ka deklaruar se tashmë do të hiqet dhe kufizimi për muzikën deri në orën 23:00 dhe do të rihapen klubet e natës.

Gjithashtu Rakacolli theksoi se do të hiqet përdorimi i maskave në ambjente të brendshme.

Kujtojmë se një pjesë e masave prej kohësh nuk janë zbatuar megjithatë tashmë lehtësimi është zyrtar.

Linku: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos:  https://shendetesia.gov.al/