Betarix Ramosaj nëpërmjet një video të fundit ka zbuluar bullizmin që ka përjetuar nga sulmet e rrjetit për shkak të ngjarjeve të Big Brother Vip. Këngëtarja u shpreh se me emrin e saj është abuzuar shumë së fundmi.
Alban Ramoaj ka reaguar me një postim suportues ndaj të motrës ku shprehet.
‘Paragjykimet, gjykimet, ofendimet, bullizmi është thjesht një projeksion i pasigurive, limiteve, injorancës dhe nevojave të tyre. E faktuar me qindra herë. Jam i lumtur që dita ditës kur zgjohesh vendos të jesh vetëvetja jote autentike 100 përqind dhe kjo është arma jote më e fortë. Herët a vonë, e drejta fiton… përherë. Vazhdo të shkëlqesh siç e di ti lër të tjerët të digjen nga rrezet e tua se kashta kashtë do qëndroj vështirë të kthehet në bar të njomë. Të dua fort unë dhe mijëra të tjerë.’
Linku: https://www.instagram.com/p/Ccx_2RuAM8O/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/beatrixramosaj/